zoom

Aktualitet

Plagosja në Shkodër, si nisi sherri mes pronarit të servisit dhe klientit! Përplasja për makinën

Plagosja në Shkodër, si nisi sherri mes pronarit të servisit dhe klientit! Përplasja për makinën

Izvin Gucija, autor i dyshuar i plagosjes në Shkodër mbrëmjen e së enjtes, është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij.

Pak minuta pas ngjarjes, efektivët arritën që të kapin 40 vjeçarin, i cili qëlloi me armë ndaj 45-vjeçarit Genc Hoxha.

Ky i fundit mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, i plagosuri kishte çuar automjetin në servisin e autorit pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë.

45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis ku ka fyer autorin e plagosjes, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sepse ka qenë agjerueshëm.

Gjatë ditës së djeshme shtetasi Genc Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja.

Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja që dyshohet se i përket autorit të arrestuar. Po ashtu uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje.

Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Postime të lidhura