Aplikacion
Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në vendin e njohur si Ura Dervishbeg, në rrugë pranë një servisi.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shtetasi Ivzin Gucia ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë shtetasin Genc Hoxha, 45 vjeç.
I plagosuri është transportuar për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.