zoom

Aktualitet

Plagoset me thikë një person në Shkodër

Plagoset me thikë një person në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në Shkodër.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit. Hetuesit po marrin dëshmitë e stafit të poliklinikës dhe të personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit.

Në kuadër të hetimeve pritet të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë së institucionit shëndetësor, të cilat mund të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo personave të përfshirë./ Zoom.al

Postime të lidhura