zoom

Aktualitet

I plagosi vëllain me thikë – “Çmendet” 41-vjeçari në Shkodër, niset me pistoletë për të vrarë autorin

I plagosi vëllain me thikë – “Çmendet” 41-vjeçari në Shkodër, niset me pistoletë për të vrarë autorin

Policia e Shkodrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas uniformave blu, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj dyshohet se ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën, 32 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, Policia mori informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke lokalizuar 41-vjeçarin, i cili gjatë tentativës për t’u larguar hodhi armën e zjarrit. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municion luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, efektivët vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, Arvin Fregjajt, i cili është shpallur në kërkim./ Zoom.al

Postime të lidhura