zoom

Aktualitet

Piu kafe dhe sapo u largua e qëlluan, detaje të reja nga vrasja e 66-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Behar Sofias, mëngjesin e sotëm. Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se 65-vjeçari fillimisht ka pirë kafe në qendrën tregtare në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe më pas ka dalë në rrugën kryesore.

Por sapo ka dalë atje, është qëlluar me dy plumba nga një armë me selinciator. Kamerat e sgiurisë të lokalit mësohet se janë sekuestruar nga policia 65-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Po ashtu mësohet se ai para disa vitesh ka qenë kapter dhe prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me një armë sileniciatore.
Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.