zoom

Aktualitet

Pikëpyetjet për Portin e Durrësit/ Inxhinerja: Projekti u miratua brenda javës pa studimin e nevojshëm

Pikëpyetjet për Portin e Durrësit/ Inxhinerja: Projekti u miratua brenda javës pa studimin e nevojshëm

Gjatë një tryeze diskutimi mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, inxhinierja Entela Konja ngriti shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si është miratuar dhe zhvilluar projekti për transformimin e tij.

Sipas saj, problematikat nisin që në fazat e para të iniciimit, ku janë evidentuar shkelje procedurale dhe mungesë transparence.

Ajo rikujtoi se ideja për ndryshimin e destinacionit të portit u artikulua fillimisht në vitin 2022, ndërkohë që më pas janë bërë edhe denoncime publike dhe ligjore nga përfaqësues të opozitës, përfshirë Adriana Kalaja.

Konja theksoi se procesi ka pasur mangësi të theksuara teknike dhe planifikuese. Sipas saj, edhe deklaratat publike të bëra më herët nga Belinda Balluku kanë treguar paqartësi mbi konceptin dhe vendndodhjen e zhvendosjes së portit, duke përdorur terma të papërshtatshëm për një projekt të tillë.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me faktin se ndryshimi i destinacionit të disa porteve kryesore në vend, përfshirë Durrësin, Shëngjinin dhe Vlorën, është miratuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Sipas ekspertes, procedura të tilla kërkojnë studime të thelluara fizibiliteti që zgjasin nga një deri në dy vite, ndërsa në këtë rast procesi është përmbyllur brenda pak ditësh.

Fjala e inxhinieres:

Shkeljet ligjore janë shumë të dukshme që nga faza e aprovimit dhe inicimit të këtij projekti. Do të sillja në vëmendje takimin e parë që është bërë në vitin 2022, kur u ngrit për herë të parë çështja e tjetërsimit të portit të Durrësit. Më pas, së bashku me përfaqësues të tjerë, përfshirë Adriana Kalaja, janë bërë përpjekje për denoncime publike dhe ligjore, duke e kthyer këtë çështje në një kauzë më të gjerë opozitare.

Dua të theksoj dy elementë të rëndësishëm që lidhen me fillimet e këtij projekti. Në vitin 2021, ministrja Belinda Balluku doli me një deklaratë ku përdori terma të papërshtatshëm për këtë çështje, çka tregonte mungesë qartësie për mënyrën se si do të realizohej zhvendosja e portit.

Kur analizohet dokumentacioni, vihet re se, megjithëse projekti prezantohej me modele vizuale, nuk kishte një alternativë të qartë dhe të studiuar për zonën e Porto Romano. Gjithashtu, evidentohen disa kapërcime në procedurat e planifikimit që nuk duhet të ndodhin në projekte të këtij niveli.

Në dhjetor të vitit 2020 është hapur nisma për ndryshimin e destinacionit të porteve, që përfshin jo vetëm portin e Durrësit, por edhe ato të Shëngjinit dhe Vlorës. Megjithatë, brenda një jave është miratuar ky ndryshim, gjë që përbën një problem serioz, pasi projekte të tilla kërkojnë studime të thelluara fizibiliteti që zgjasin minimalisht një deri në dy vite.

Kjo tregon se një proces që zakonisht kërkon kohë të gjatë për analiza është përshpejtuar në mënyrë të pazakontë. Për këtë arsye, sot diskutohet mungesa e studimeve të plota, siç është theksuar edhe nga organizma të ndryshëm, që vënë në pikëpyetje projektin e Porto Romanos.

Sipas analizës, porti i Porto Romanos ka një sipërfaqe dhe kapacitet më të kufizuar krahasuar me portin aktual të Durrësit, duke ngritur shqetësime për funksionalitetin e tij.

Po ashtu, shqetësim paraqesin edhe ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat mund të lejojnë kalimin e hapësirave portuale, përfshirë edhe ato strategjike, në përdorim apo posedim nga investitorë privatë me vendime të përqendruara.

Po ashtu, shqetësim paraqesin edhe ndryshimet ligjore të propozuara, të cilat mund të lejojnë kalimin e hapësirave portuale, përfshirë edhe ato strategjike, në përdorim apo posedim nga investitorë privatë me vendime të përqendruara.

Në përfundim, theksohet se projekte të tilla ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe urban të zonave përreth, duke sjellë pasoja financiare për buxhetin e shtetit dhe komunitetin lokal./ Zoom.al

Postime të lidhura