Aplikacion
Pavarësisht eliminimeve të Interit dhe Juventusit, shpresat e Italisë për të siguruar një vend të pestë në edicionin e ardhshëm të Champions League mbeten gjallë.
Kualifikimi i Bolognës në Europa League dhe Fiorentinës në Conference League ka qenë një “frymëmarrje” e rëndësishme, duke sjellë katër ekipe italiane në fazat eliminatore.
Kjo ecuri ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me Gjermaninë, e cila mban aktualisht vendin e dytë.
Anglia, me një dominim prej 22,291 pikësh, duket se e ka siguruar tashmë biletën shtesë, ndërsa beteja për vendin e dytë mbetet tepër e hapur dhe intensive mes Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.
Renditja për vendin e 5-të Champions
1. Anglia – 22,291 pikë
2. Gjermania – 17,571 pikë
3. Spanjë – 17,406 pikë
4. Italia – 17,357 pikë
5. Portugalia – 16,600 pikë