zoom

Lajme

“Personi në Durrës që lidh krimin me qeverinë”, paralajmërimi i deputetit për Ergys Agasin para 11 muajve (video)

“Personi në Durrës që lidh krimin me qeverinë”, paralajmërimi i deputetit për Ergys Agasin para 11 muajve (video)

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e përmendte Ergys Agasin si ndërlidhës të qeverisë me krimin, që në fillim të vitit, pak muaj para zgjedhjeve.

Në një video të shpërndarë, Bylykbashi thotë se Agasi ishte caktuar në Durrës nga vetë Edi Rama për të bërë ndërmjetësimin me bandat kriminale, që do të ndihmonin PS-në edhe për zgjedhjet.

“Pyesni në Durrës, se e dinë më mirë se unë. Edi Rama ka caktuar persona që i shërbejnë si ndërlidhje me krimin e organizuar. Në Durrës është Ergys Agasi. Faktet do t’i çojmë në Prokurori”, thoshte atëherë Bylykbashi.

Agasi u shpall sot në kërkim nga SPAK që lëshoi një urdhër-arresti nën akuzën e pastrimit të parave, pengmarrjes dhe ndërhyrjes në tendera.

Postime të lidhura