Aplikacion
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore, është shoqëruar me tensione mes socialistëve.
Gjiknuri i kërkoi që të fliste ose do të largohej, ndërkohë që Manja i drejtohet duke thënë se mund të ikë dhe të merret me Oerd Bylykbashin.
Pjesë nga debati:
Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?
Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.
Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.
Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.
Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?
Ulsi Manja: Po ik mo.
Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.
Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

