Aplikacion
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi është penduar për sjelljen e tij në Komisionin e Medias, ku, së bashku me Flamur Nokën, u përplas dhunshëm me deputeten demokrate Flutura Açka, duke shkulur mikrofonin.
Bardhi, në “Opinion”, u shpreh i keqardhur për tonet e larta dhe akuzat e hedhura ndaj Açkës, por shtoi se irritimi në atë moment ishte i vërtetë.
Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.
-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?
Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.
-Kshu thotë dhe Rama…
Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.
-A ndihesh keq për skenën?
Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.