Aplikacion
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në një mobileri, në Nikël të Fushë-Krujës.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë, sipas njoftimit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.