zoom

Aktualitet

Përkeqësohet moti në Vlorë dhe Himarë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Përkeqësohet moti në Vlorë dhe Himarë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Kushtet hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe Himarës do të përkeqësohen gjatë datave 21–22 gusht 2025, me erëra të forta deri në 20 m/s dhe dallgë deri në 2.5 metra.

Për këtë arsye, duke filluar nga ora 10:30 e datës 21 gusht, është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, si brenda ashtu edhe jashtë gjirit.

Autoritetet kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve detare dhe subjektet e tjera të marrin masa sigurie, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i motit pritet pas orës 08:00 të datës 22 gusht.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 21-22.08.2025

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :

1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS, HIMARËS DHE NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.08.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.08.2025.

Postime të lidhura