Aplikacion
Shtyrja e trageteve nga Porti i Durrësit është shtyrë për nesër.
Vendimi është njoftuar nga vetë Autoriteti Portual i Durrësit, ndërsa shkak janë bërë kushtet e paqëndrueshme atmosferike.
Pasagjerët, sipas njoftimit, do të kenë mundësi të futen në tragetë dhe të nisen nesër në mëngjes.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme:
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.
Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.
U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin./ Zoom.al
