zoom

Kinema & Netflix

“Përjetoni ditën kur bota heshti” – Cilët filma do të shfaqen në kinema gjatë korrikut?

Gjatë muajit korrik në kimenatë e kryeqytetit do të shfaqen disa filma të rinj, si një mundësi e mirë për të shpenzuar kohën tuaj të lirë.

E shtuna e nesërme mund të kalohet duke shijuar në ekran “Bad Boys, ride or die”. Këtë verë, “Bad Boys” më të preferuar në botë janë rikthyer si dyshja ikonë e aksionit dhe komedisë brilante, por këtë herë me një kthesë të befasishme: më të mirët e Miamit tani janë në arrati.

Më 11 korrik, do të ndiqni aventurën e pesë miqve të vjetër që do të shkojnë në Karaibe për një martesë ëndrrash, por do të ndihen të rrezikuar nga peshkaqenët vdekjeprurës. Cili do të jetë fati i tyre? E mësoni duke ndjekur “Something in the water”.

Në ekran do të shfaqet edhe “Deadpool and wolverine”, më 25 korrik. Ky film tregon për Wolverine që është duke u rikuperuar nga lëndimet e tij kur ai kryqëzon shtigjet me Deadpool. Ata bashkohen për të mposhtur një armik të përbashkët.

Ndërsa më 27 korrik bëhuni gati të përjetoni ditën kur bota heshti me filmin “Hear how it all began”. Një grua e quajtur Sam duhet t’i mbijetojë pushtimit të qytetit të Nju Jorkut nga krijesa aliene me tinguj ultrazanorë të etura për gjak.