Aplikacion
Shumë prej tyre janë shtruar në spital me komplikime të rënda në frymëmarrje. Vendi i dytë më i populluar në botë, po rikthen maskat dhe distancimin social pas shpërthimit të një pneumonisë, një sëmundje që prek kryesisht fëmijët.
Masat e urgjencës vijnë gati katër vjet pas shpërthimit të pandemisë së Covid, e cila u përhap në të gjithë globin në kohë rekord me qeveritë në të gjithë botën duke marrë masa urgjente si bllokime, puna në distancë, mësimi në distancë dhe mbajtja e detyrueshme e maskave.
Kina po rikthen maskat dhe distancimin social pasi mediat sociale janë mbushur me video dhe imazhe të qytetarëve të maskuar që presin në dhomat e urgjencës të disa spitaleve.
Për sa i përket informacionit dhe komunikimit, Kina po ecën në të njëjtin drejtim si me pandeminë e koronavirusit, duke i dhënë publikut shumë pak informacion për formën e panjohur të pneumonisë.
Kanë kaluar pothuajse saktësisht katër vjet që kur rastet e para të Covid-19 u zbuluan në qytetin kinez të Wuhan, pak para fundit të vitit 2019. Duke folur për CNN, Profesor Lina Wen, një mjeke tha se rritja e sëmundjeve të frymëmarrjes nuk duhet të jetë një shqetësim global.