Aplikacion
Ministrja theksoi se ky është sektor kritik duke premtuar se do të diskutohet me ministrinë e Financave që subvencionimi të përfshijë të paktën periudhën e krizës.
“Përsa i përket trajtimit financiar është shumë e qartë edhe nga kërkesa juaj, unë e diskutova edhe me nënkryetarin e bashkisë, Maznikun, që fiskalizimi është i rëndësishëm pasi do i jepte sektorit një hov të ri, nga shitja, te check-ini i tyre brenda autobusëve do të ulte evazionin.
Nga ana tjetër flitet edhe për mbështetje financiare, ne e kuptojmë që akciza mund të jetë ndihmë për ju. Marrim përsipër ta diskutojmë me ministrinë e Financave por jo zgjidhjen.
Ne marrim përsipër të bëjmë avokatin tuaj. Kërkohet subvencion në shumë sektorë, por ky është sektor kritik dhe ne do ta diskutojmë të paktën për një kohë të kufizuar që mbulon pjesën e krizës. Edhe për rimbursimin e TVSH-së duhet ta shtrojmë me ekspertët dhe ministrinë e Financave dhe do të kthehemi për t’u dhënë përgjigje” tha ajo.
Sa i përket çështjeve të tjera, goditja e informalitetit dhe infrastrukturës së munguar premtoi se do t’i japë procesit shpejtësinë e munguar gjatë pandemisë.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga nesër policia do të dalë në terren me “grusht të hekurt” kundër transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim.
Në fund ministrja bëri një paralajmërim për bashkitë për t’u marrë kontrollin e terminaleve nëse nuk plotësojnë kushtet. “Ne kemi edhe një ide përsa i përket terminaleve në qytete, do ta diskutojmë në rast se nga ata nuk do të ketë asnjë lloj veprimi, do të sugjeroj që të jetë një funksion që të merret dhe të akomodohet nga drejtoria e transportit, pasi nuk mund të presim pafund pushtetin lokal”.