Aplikacion
Rreth orës 17:20, në aksin Fier-Lushnjë, u konstatua një grua e plagosur në anë të rrugës.
Ajo dyshohet se është përplasur nga një makinë. Gruaja, ende e paidentifikuar, humbi jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e saj.
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 18:20, policia raportoi për një tjetër aksident me vdekje.
Në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta, u përmbys.
Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ndërroi jetë.
Gazetarja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK