zoom

Politikë

“Për 24 orë del Akti Normativ”/ Rama-furnizuesve të naftës: S’mund të fitoni në këtë kohë lufte!

Në një takim me ta, kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të karburantit që në këtë kohë lufte nuk duhet të fitohet në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se për 24 orë do të dalë Akti Normativ që përcakton qartë mbikëqyrjen e këtij tregu, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.

“Ne do i kthejmë sërish te ata që janë më në nevojë sot, që janë fermerët, ata që përdorin transportin publik. Nuk mund të themi se këtu jemi të gjithë njësoj, se s’jemi të gjithë njësoj. Për mos t’u zgjatur, se planin e masave, se planin do e kemi në fund të javës. Përpara të hënës s’do e bëjmë publik. Sot këtu jemi për të parë se ça do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni që të bëni atë që ishit para se të ishit ata që jeni. Kjo është koha që të mos fitoni, por të mbani barrën me të madhe. Edhe qeveria po ashtu. Të gjithë kanë të drejtë të mbajnë barrën, pasi nuk na detyron me dhunë që të ndahemi nga familjet tona dhe të marrin pushkën këtu dhe gratë dhe fëmijët të shkojnë gjetkë për të shpëtuar kokën. ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse. Ju do të mbani pjesën tuaj. S’mund të ndodhi që ju të fitoni. Asgjë më shumë se çfarë ju duhet që të mbështesni dhe të ndihmoni popullin shqiptar. Ne do të kalojmë brenda 24 orëve një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e ligjit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant”, tha ai.