Aplikacion
Mbrojtësi portugez Pepe është bërë lojtari më i vjetër që ka luajtur në një turne final të UEFA EURO, duke thyer rekordin e Gábor Király teksa luajti kundër Çekisë në moshën 41 vjeçare e 113 ditë në ndeshjen e parë në EURO 2024.
Veterani portugez e kaloi me lehtësi standardin e vendosur nga ish-portieri hungarez Király, i cili ishte 40 vjeç e 86 ditë kur u përball me Belgjikën në raundin e 16-të në EURO 2016.
Para Pepe, lojtari më i vjetër në fushë që ka luajtur në një EURO ishte Lothar Matthäus, i cili fitoi ndeshjen e tij të 150-të dhe të fundit për Gjermaninë në moshën 39 vjeç e 91 ditë në EURO 2000.