Aplikacion
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla njoftoi të premten se më 18 prilll kishte përfunduar mandati i Shkelqim Devollit si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës.
Pas vendimit të saj reagoi edhe Kurti, i cili publikoi foton e pasaportës malazeze të biznesmenit Shkëlqim Devolli ku shkruhet se vendlindja e tij është “Peć, Serbia”.
“Nuk mund ta përfaqësojnë Republikën ata që e mohojnë atë. Peja është në Kosovë, kurrë në Serbi”, shkroi Kurti.
Pas vendimit të Gërvallës për ta hequr si konsull nderk ka reaguar edhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.
Biznesmei Devolli është shprehur se kur ka marrë nënshtetësinë e Malit të Zi, Kosova s’kishte shpallur ende pavarësinë dhe Mali i Zi, sipas tij, nuk e kishte pranuar atë.
Ai pretendoi se dokumentet e tij janë të njëjta, siç i kanë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë marrë nënshtetësinë e Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet.
“Ka shtete, të cilat edhe pasi që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë vazhduar që në dokumente zyrtare t’i shkruajnë emërtimet e vendbanimeve të Kosovës si të Serbisë. Këtë e ka bërë edhe shteti i Gjermanisë deri para pak kohësh, edhe pse ka 17 vjet që e ka njohur shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.
Devolli pati kritika edhe për ministren në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
“Është ironike se si ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, e cila ka ardhë në këtë detyrë nga Gjermania, bën përpjekje për t’i kthyer dështimet e saj, si dhe të kolegëve politikanë, si dështime të qytetarëve të Kosovës.Ndoshta Gërvalla Schëartz do t’ia publikojë tashti pasaportat gjermane ku shkruan Peć, Srb edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilëve shteti gjerman ua ka dhënë ashtu (përndryshe, vepër penale është publikimi i dokumenteve personale të të tjerëve)”- tha Shkëlqim Devolli.
Reagimi i plotë:
Unë, Shkëlqim Devolli, jam shtetas i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kam lindur, jam rritur, punoj dhe jetoj në Pejë.
Kur kam marrë nënshtetësinë e Malit të Zi, Kosova nuk e kishte shpallur pavarësinë dhe Mali i Zi nuk e kishte pranuar atë.
Dokumentet e mia janë të njëjta, siç i kanë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë marrë nënshtetësinë e Malit të Zi para se Mali i Zi ta njihte Kosovën si shtet.
Ka shtete, të cilat edhe pasi që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë vazhduar që në dokumente zyrtare t’i shkruajnë emërtimet e vendbanimeve të Kosovës si të Serbisë. Këtë e ka bërë edhe shteti i Gjermanisë deri para pak kohësh, edhe pse ka 17 vjet që e ka njohur shtetin e Kosovës.
Është ironike se si ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, e cila ka ardhë në këtë detyrë nga Gjermania, bën përpjekje për t’i kthyer dështimet e saj, si dhe të kolegëve politikanë, si dështime të qytetarëve të Kosovës.
Ndoshta Gërvalla Schwartz do t’ia publikojë tashti pasaportat gjermane ku shkruan Peć, Srb edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilëve shteti gjerman ua ka dhënë ashtu (përndryshe, vepër penale është publikimi i dokumenteve personale të të tjerëve).
I takon dhe i ka takuar politikanëve të punojnë që Kosova dhe dokumentet e Kosovës të pranohen nga shtetet e tjera.
Unë, si individ, nuk mund ta bëj këtë!
Ajo që unë, si Shkëlqim Devolli, di dhe e bëj me shumë dashuri dhe krenari, është të hapi vende pune për qytetarët e Kosovës, t’i sjell Kosovës prodhime vendore të cilësisë më të lartë, t’i paguaj taksa buxhetit të Kosovës, ta prezantoj Kosovën me plot shkëlqim në tregjet ndërkombëtare.
Unë e dua vendin tim, Republikën e Kosovës. Me breza kemi punuar dhe do të punojmë për Kosovën.
Të parët e mi, unë dhe fëmijët e mi kanë jetuar, jetojmë dhe do të vazhdojmë të jetojmë në Kosovë.
Asnjëherë nuk do të ndalem, me të gjithë qenien time dhe ndihmën e bashkëpunëtorëve, në angazhimin që Kosova të zhvillohet dhe të përparojë.
Por asnjëherë nuk do të dorëzohem edhe para sulmeve dhe insituatave të politikanëve, kur atyre iu duhet për nevoja të veta, siç është rasti i tashëm me ministren Gërvalla Schwarz. Pse vetëm tash dhe jo para katër vjetësh kur e ka marrë detyrën nuk e ka ndërmarrë këtë hap të padrejtë e të lig, vetëm ajo e di”.