Aplikacion
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të saj, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e ri të Apelimit.
Procesi u zhvillua gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, pas një votimi që, sipas Komisionit Zgjedhor, ishte transparent, në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.
Mes risive të këtij riformatimi janë emërimi i tre nënkryetarëve të rinj dhe ndryshimet në shumicën dërrmuese të Sekretariatit të Partisë. Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar shpalli rezultatet përfundimtare si më poshtë:
I. Nënkryetarë të PDSH-së:
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti
II. Sekretariati i Partisë:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
III. Komisioni i Apelimit:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi
I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë