Aplikacion
Partia Demokratike pritet të zhvillojë këtë të mërkurë zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ndërsa vëmendja është përqendruar te gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sipas informacioneve, në garën për numrin dy të partisë do të përballen Flamur Noka dhe deputeti Saimir Korreshi. Ky i fundit do të jetë kandidati që do të sfidojë Nokën në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar.
Më herët në selinë blu ishte përfolur edhe emri i Blendi Himçit si një kandidat i mundshëm për këtë post, por në përfundim të procedurave emri i tij nuk është përfshirë në fletën e votimit.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 18:00 në selinë qendrore të partisë, ku anëtarët do të votojnë për drejtuesit e rinj dhe për postet kryesore të organizimit të brendshëm./ Zoom.al