zoom

Aktualitet

Pas vrasjes së mikut të Çapjave, një tjetër shqiptar vritet në Belgjikë

Pas vrasjes së mikut të Çapjave, një tjetër shqiptar vritet në Belgjikë

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Belgjikë, në rrethana shumë të dyshimta. Ai është gjetur i pjaetë në Roeselare, në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Shërbimet e urgjencës u lajmëruan në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës. Kur ata shkuan në vendngjarje, zbuluan trupin e një 38-vjeçari në fund të një shkalle.

Fqinjët deklaruan se dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit. Disa banorë shkuan për të parë dhe gjetën trupin e një burri në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, tha prokurori Tom Janssens. Ekspertët e kriminalistikës po ekzaminojnë skenën e krimit.

“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, tha njëri prej tyre.

Pak ditë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra në një atentat 39-vjeçari shqiptar, Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan./A2

Postime të lidhura