Aplikacion
Një 17-vjeçar ka shpikur një pajisje për pacientët me Alzheimer, i nxitur nga sëmundja që vuan gjyshja e tij.
Ishte viti 2018 kur Hemesh Chadalavada, asokohe 12 vjeç, teksa ishte për pushime vere në shtëpinë e gjyshes në Guntur, Indi, pa përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të gjyshes së tij.
Një natë, ajo la gazin hapur dhe ky moment e tronditi të riun.
“Ajo ishte diagnostikuar kohët e fundit me Alzhaimer, por isha ende i tronditur. Çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha qenë aty. Ajo zgjohej në 3 apo 4 të mëngjesit dhe dilte jashtë, mendonte se ishte në tren”, thotë 17-vjeçari.
Pas këtij episodi, Chadalavada vendosi të shpikte një pajisje që të ndihmonte njerëz si gjyshja e tij.
Ai nisi me prodhimin masiv të një pajisjeje që dallon kur personat me Alzheimer rrëzohen apo largohen, gjë që tejkalon pajisjet ekzistuese. Alpha Monitor mund të vendoset në trup dhe lëshon një alarm kur personi që e mban nis të lëvizë dhe lajmëron kujdestarin nëse pacienti u rrëzua.
Përmes videove në Youtube për robotikën dhe elektronikën, Chadalavada ka krijuar mbi 20 prototipe.
Aktualisht Chadalavada po punon me zhvillimin e pajisjes për të parashikuar lëvizjet e pacientit.