zoom

Ekonomi

Pas rënies historike, monedhat e huaja fitojnë disa pikë ndaj Lekut. Kursi i këmbimit për sot

Monedhat e huaja pësojnë një rritje të lehtë në bursën e këmbimit, pas kolpos së fuqishme të dy javëve të fundit me një rënie gati historike, në kuotat minimale.

Euro, dollari dhe paundi britanik po vuajnë ndjeshë, forcën e tregut shqiptar dhe Lekut, duke humbur deri në 5 pikë të plota.

Për sot, 25 maj 2024, dollari amerikan ka fituar 0,19 pikë, duke shkuar në këmbimin me 92,7 lekë. Kurse Euro po vuan më shumë tregun, teksa ka fituar për sot vetëm 0,04 pikë dhe blihet me 100,39 lekë.

Paundi Britanik ka marrë plus 0,08 pikë, duke shkuar në blerje me 117,79 lekë dhe Franga zvicerane me 0,07 pikë plus, duke u shitur me 101,36, ose më shumë nga Euro.

Më poshtë kursi i këmbimit valutor për sot.