Aplikacion
Duket se njëzëri janë bashkuar, ndryshe nga sa ka ndodhur historikisht, lidhur me kundërshtimin e formatiti të ri të Botërorit për klube, i cili do të zhvillohet duke filluar nga vera e ardhshme.
Richard Masters, kreu i Premier League, ka theksuar se kjo formulë e re e këtij kompeticioni, do të ngarkojë futbollistët e klubeve pjesëmarrëse, pasi do u duhet të luajnë më shumë ndeshje gjatë sezonit, gjë e cila do të sjellë edhe pasoja negative për kampionatet respektive, të cilat mund të humbasin në cilësi, për shkak të performances së këtyre futbollistëve.
Të dyja këto shoqata kanë nënvizuar faktin se nëse FIFA nuk do të ndryshojë qëndrim, lidhur me organizimin e këtij kompeticioni, pritet të ndërmerren edhe hapa ligjorë. /ZOOM.AL/