Aplikacion
Napoli “lau duart” me Champions League në fazën e 1/8-ve, por në Itali jo të gjithë u mërzitën për këtë përfundim.
Feston nga divani Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që siguroi një biletë për në Botërorin e Klubeve në 2025. Juve do të marrë pjesë në këtë turne risi fal pikëve të grumbulluara.
Me 47 pikë, Juve bëhet ekipi i dytë në Serie A, pas Inter, që siguron një biletë për në Botërorin e Klubeve.

Napoli u ndal ne kuotën e 42 pikëve, nëse blutë do të kishin kaluar Barcelonën, atëherë do të ishin ata që do të shkonin në këtë turne.
Ky turne i organizuar nga FIFA do të mbahet në SHBA në 2025 ku do të marrin pjesë 32 ekipe. Botërori për Klube tani do të luhet një herë në katër vite. /ZOOM.AL/