zoom

Aktualitet

Pas largimit nga KESH, Ergys Verdho emërohet drejtor i Hekurudhës

Pas largimit nga KESH, Ergys Verdho emërohet drejtor i Hekurudhës

Pas afro dy muajsh pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare.

Verdho zëvendëson në këtë pozicion Gentian Liko, i cili u emërua në këtë post në vitin 2022.

Dorëheqja e Verdhos nga KESH erdhi dy ditë pasi doli lajmi se SPAK zbarkoi në OSHEE, pas hetimit se ishin fshirë borxhet nga sistemi. Denoncimi erdhi nga ankesat e ndryshme dhe dyshimet e bazuara mbi veprimtarinë e institucionit, duke bërë që oficerët të nisnin hetimet.

Ergys Verdho erdhi në krye të KESH në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar në këtë detyrë Benet Becin, i cili dha dorëheqjen për shkak të angazhimive në politikë.

Më herët, Verdho ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërsa drejtimin e KESH, pas largimit të Verdhos, e mori Erlind Sulo.

Postime të lidhura