Aplikacion
Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga SPAK.
Verdho, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas të KESH-it, qëndroi për disa minuta në institucionin e drejtësisë, ndërsa në dalje nuk pranoi të komentonte për gazetarët mbi arsyen e thirrjes së tij.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi dosjen për të cilën ai është marrë në pyetje.
Dorëheqja e Verdhos nga drejtimi i KESH erdhi pas një lajmi në 2024 se SPAK zbarkoi në OSHEE, pas hetimit se ishin fshirë borxhet nga sistemi, por nuk dihet nëse kjo çështje lidhet me arsyen e marrjes së tij në pyetje sot nga SPAK./ Zoom.al

