zoom

Slider

Pas dorëheqjes së Sarrit, Lazio zgjedh trajnerin e ri! Arrihet marrëveshja

Pas dorëheqjes së Sarrit, Lazio zgjedh trajnerin e ri! Arrihet marrëveshja

Lazio ka zgjedhur trajnerin e ri. Pas dorëheqjes së Maurizio Sarri, klubi ka vendosur se kujt do t’i besojë stolin e Ekipit të Parë për të ardhmen.

Igor Tudor do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Lazios. Ish-trajneri i Veronës, në fakt, ka arritur marrëveshje me klubin e Claudio Lotito-s  dhe është gati të nisë aventurën e re si udhërrëfyesi teknik i klubit.

Ish-lojtari i Juventusit , i shoqëruar nga agjenti Seric, takoi Lotiton dhe drejtorin sportiv Mariano Fabiani dhe arritën një marrëveshje.

Kontrata do të jetë deri në qershor 2025, me opsion vazhdimi deri në vitin 2026.

Për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone do të ketë Giovanni Martusciello. Më pas do të fillojë epoka Tudor.