Aplikacion
Partizani merr një tjetër fitore në ekstrem. Edhe sot, një i tillë i ka siguruar fitoren, në një transfertë shumë të vështirë ndaj Laçit.
Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, madje në fund ishte Laçi që po sulmonte, kampionët në fuqi, në minutën e parafundit Taipi realizon një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit të Kekos.
Ishte ndeshja e katërt radhazi që Partizani fiton ndeshjen nga minuta e 90-të e më pas.
Një fitore me shumë vlerë që mban të kuqtë në krye, me pikë të barabarta me Egnatian, por kanë edhe një ndeshje më pak, atë me Teutën e startit të sezonit.