zoom

Sport

Partizani për fitoren e gjashtë radhazi dhe për kreun e tabelës

Partizani për fitoren e gjashtë radhazi dhe për kreun e tabelës

Partizani luan sot ndeshjen e 11-të në Kategorinë Superiore, në llogari të javës së 12-të, teksa i mbetet edhe një takim mangut. Përballë në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave” do të jetë Vllaznia, që vjen pas ndryshimit në trajnerit.

Gjithsesi, synimi i Partizanit është i njëjti, të fitojë ndeshjen, që nëse ndodh do të ishte fitorja e 6-të radhazi në kampionat, një ecuri që do të shënohej si rekord më vete, pasi në epokën “Demi” të kuqtë nuk kanë arritur asnjëherë një seri të tillë.

Hera e fundit kur Partizani ka regjistruar 6 fitore radhazi rezulton në vitin 2007, kur skuadra drejtohej nga Hasan Lika. Në atë kohë, të kuqtë fitonin ndaj Kastriotit, Flamurtarit, Elbasanit, Dinamos, Besës së Kavajës dhe Apolonisë.