Aplikacion
Partizani “rrëmbeu” trofeun e Superkupës së Shqipërisë, pas triumfit 1-0 ndaj Egnatias.
Në “Air Albania” vendosi një gol i Rrapajt, në pjesën e parë. Për të kuqtë, ky është suksesi i 3-të në histori, pas atyre të fituar në vitet 2004 dhe 2019.
I pari që ngriti trofeun ishte kapiteni Valentino Murataj, me festën në impiantin gjigand që ishte tërësisht e ligjshme.
Partizani tashmë do të fokusohet në kampionat, teksa përballë do ketë Erzenin. Ndeshja është e programuar të luhet me 24 dhjetor. /ZOOM.AL/