zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër: Reshje shiu dhe vetëtima!

Parashikimi i motit për nesër: Reshje shiu dhe vetëtima!

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.
Deti – Valëzimi 1- 2 ballë.

Postime të lidhura