zoom

Aktualitet

Kujdes nga i nxehti sot! Temperaturat do të arrijnë deri në…

Kujdes nga i nxehti sot! Temperaturat do të arrijnë deri në…

Edhe kjo e shtunë do të jetë e nxehtë, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vendi do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ndërsa termometri do të regjistrojë deri në 39 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat e Gjirokastër.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore të vendit.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 5-7 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura