Aplikacion
Ditën e martë, vendi pritet të dominohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, kryesisht në zonat malore të lindjes.
Në disa zona të izoluara malore në lindje dhe jug të vendit parashikohen reshje të dobëta shiu me karakter lokal dhe afatshkurtër.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të forcohet deri në 8 m/s.
Ndërkohë, deti pritet të jetë relativisht i qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë në detin Adriatik dhe Jon.
Ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të mëtejshme gjatë ditës. Termometri do të regjistrojë vlerën maksimale 35 gradë në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati apo Fieri. Ndërsa në qytetet e tjera, temperaturat do të luhaten mes 27-34 gradë./ Zoom.al

