zoom

Bota

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: Netanyahu po çon botën drejt shkatërrimit

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: Netanyahu po çon botën drejt shkatërrimit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj sulmeve të ndërmarra nga Izraeli kundër objektivave iraniane, duke i cilësuar ato si një përshkallëzim i rrezikshëm që kërcënon paqëndrueshmërinë rajonale.

Erdogan vlerësoi se veprimet e qeverisë së Netanyahut përbëjnë një provokim flagrant, që jo vetëm shkel normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe rëndon më tej ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, këto sulme ndodhin në një kontekst të ndërlikuar diplomatik, ku negociatat për programin bërthamor të Iranit janë intensifikuar dhe ku Izraeli përballet me presion të shtuar ndërkombëtar për shkak të veprimeve të tij në Gaza.

Erdogan akuzoi qeverinë izraelite për aventurizëm të rrezikshëm që rrezikon të tërheqë në konflikt jo vetëm rajonin, por edhe të destabilizojë më gjerë sigurinë ndërkombëtare.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur këtë cikël të dhunës, duke ritheksuar pozicionin e Turqisë kundër gjakderdhjes dhe shkatërrimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

“Veprimet e paligjshme dhe agresive të qeverisë Netanyahu kërcënojnë të çojnë jo vetëm rajonin tonë, por të gjithë botën drejt shkatërrimit. Sot, edhe një herë, shprehim vendosmërinë tonë për të mos parë një cikël të ri dhune në rajonin tonë”, tha Erdogan.

Postime të lidhura