zoom

Bota

Irani parashikon të tërhiqet nga Traktati i Armëve Bërthamore, Trump: Kanë edhe një shans të fundit!

Irani parashikon të tërhiqet nga Traktati i Armëve Bërthamore, Trump: Kanë edhe një shans të fundit!

Sipas mediave izraelite, Shtetet e Bashkuara i ofruan Teheranit të dielën e kaluar të merrte pjesë në një raund negociatash mbi marrëveshjen bërthamore, por iranianët refuzuan dhe po shqyrtojnë tërheqjen nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Kjo u raportua nga mediat izraelite.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i kërkoi Iranit rreth një orë më parë të bënte një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Ai tani shkruan në platformën e tij Truth Social se Irani ndoshta ka një “shans të dytë” për të arritur një marrëveshje bërthamore, pas sulmeve të Izraelit ndaj vendit.

Ai shkruan “Dy muaj më parë i dhashë Iranit një ultimatum 60-ditor për të ‘bërë një marrëveshje’. Ata duhet ta kishin bërë! Sot është dita e 61-të. U thashë atyre se çfarë të bënin, por ata thjesht nuk mundën të arrinin atje. Tani ata kanë, ndoshta, një shans të dytë!”.

Bisedimet midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje bërthamore ishin gati të hynin në raundin e tyre të gjashtë të dielën në Oman.

Më parë, Irani akuzoi SHBA-të se mbështet sulmet e Izraelit, gjë që Uashingtoni e ka mohuar.

Postime të lidhura