zoom

Aktualitet

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shqiptarët lidhur me vizat

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shqiptarët lidhur me vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat e qëndrimit në SHBA, duke theksuar se tejkalimi i afatit të lejuar mund të sjellë pasoja serioze ligjore dhe administrative.

Në një njoftim në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike thekson rëndësinë e respektimit të kushteve të vizës dhe të periudhës së qëndrimit të përcaktuar në dokumentin I-94.

Sipas ambasadës, qëndrimi përtej datës së lejuar mund të çojë në masa të tilla si anulimi i vizës, largimi i detyruar nga territori amerikan, si dhe vështirësi apo ndalim për të marrë viza në të ardhmen.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.

Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara

Autoritetet amerikane paralajmërojnë se shkelje të tilla mund të ndikojnë në mënyrë afatgjatë në mundësitë për udhëtime, studime apo punësim në Shtetet e Bashkuara./ Zoom.al

Postime të lidhura