Aplikacion
Dalin pamjet e ekstradimit të Leonard Dukës nga Belgjika në Shqipëri.
Rreth orës 14:30 minuta ai mbërriti në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga forcat RENEA që dërguan nga Policia Shqiptare 3 ditë më parë në Belgjikë për ekstradimin e tij.
Leonard Duka është rivali i Ervis Martinajt.
Në njoftimin zyrtar, policia e akuzon atë mes të tjerash për vrasjen e Santiago Malkos, që ishte krahu i djathtë i Martinajt.
Duka akuzohet edhe për disa vrasje të tjera.
“Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.
Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.