Aplikacion
Në tentativa për të reklamuar Durrësin si stacion turistik, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka bërë një autogol.
Ajo ka publikuar disa foto nga bregu i detit të Durrësit por duket se ka harruar të fshijë pamjet ku duken qartë papastërtitë e ujit si edhe kaosi në zonën përreth.
Qytetarët nuk janë kursyer aspak dhe kanë bombarduar profilin e saj me komente negative.
“Pastro bregun e detit në plazh se u sakatuam nga inertet që ka hedhur firma në det. Na rroftë shëtitorja dhe duhen këpuce të hysh në det”, shkruan dikush.
Një tjetër ankohet për mungesën e hapësirës së plazhit publik që bëhet shpesh dhe burim konfliktesh midis pushuesve.
Me ironi, një qytetar i sugjeron kryebashkiakes Sako që të përdori photoshop për të fshirë mbetjet në det.
“Boll u bëtë reklame Durrësit dhe plazhit me ujë pusi ,pastroni plazhin dhe lironi hapësirat publike ,skanë Lekë fukarejtë ,pensionistët ,hallexhijtë të paguajnë oligarkët tuaj qe ju mbajne ne pushtet me miliona “ është një tjetër nga dhjetëra komentet në postimin e kryetares së bashkisë Durrës.