Aplikacion
Publikohen pamjet e atentatit me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes, Sokol Daci.
Pamjet janë bërë publike nga gazetari Artan Hoxha dhe në videon nga kamerat e sigurisë duket momenti kur dy persona të maskuar afrohen te berberhanja dhe hapin zjarr me kallashnikovë.
Artan Hoxha e krahason ngjarjen me atë të një sulmi kartelesh në Amerikën Latine.
Shënjestër e atentatit në berberhanen në Rrilë të Lezhës, nuk ishte pronari, i cili u plagos me 5 plumba, por dy djem nga fisi Nikulaj.
Plumbat lanë të plagosur nipin e Ardjan Nikulajt të vrarë 3 vite më parë në Shëngjin, por në berberhane mendohet të ketë qenë edhe djali i biznesmenit.
Nipi i plagosur nuk është gjetur në asnjë spital, dhe nuk dihet nëse hetuesit kanë rënë në kontakt edhe me djalin e Nikulajt. 3 nga atentatorët janë identifikuar si Gerardo, Eliseo e Kevin Ndoka.
Sipas pamjeve, afrohen pranë berberhanes me dy automjete të ndryshme. Dy prej autorëve shkojnë në berberhane të maskuar me kapuça në kokë dhe në duar mbanin shkopa bejsbolli.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se për t’i neutralizuar, i pari që ka qëlluar me armë zjarri ishte efektivi i patrullës së përgjithshme, Besart Kovaçi 24 vjeç. Pasi janë hasur me të shtënat, autorët e tjerë që qëndronin në dy mjetet kanë qëlluar me mbi 30 plumba kallashnikovi në drejtim të sallonit.
Policia po ushtron kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur të kërkuarit, por nuk është mundur të bihet në gjurmët e tyre. Ndërkohë me urdhër prokurorie u ndalua efektivi Besart Kovaçi i dyshuar për shpërdorim detyre. Polici 24 vjeçar ndodhej nën shoqërinë e Nikulajt në momentin e ngjarjes.
Shkak i përplasjes me armë dyshohet të jetë bërë një konflikt i ndodhur një vit më parë mes pjesëtarëve të familjes Ndoka dhe Merando Nikulajt. Sherri mes tyre ka ndodhur në muajin mars 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin./ Zoom.al
Postimi i Artan Hoxhës:
Të frikshme përmasat e sulmit me Kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës.
Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.
Vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë.
Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me Kallashnikovë, të dyshuar si pjestarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.
Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit….