zoom

Lajme

Pamjet/ Ambasadorja e SHBA-së në Greqi sërish takim me Edi Ramën

Pamjet/ Ambasadorja e SHBA-së në Greqi sërish takim me Edi Ramën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle ka zhvilluar këtë të martë një tjetër vizitë në Shqipëri, vetëm pak javë pas qëndrimit të saj të fundit në Tiranë.

Ajo është parë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Kjo shënon vizitën e dytë të Guilfoyle në një interval të shkurtër kohor, duke rikthyer vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.

Sipas burimeve, në momentin e mbërritjes ajo ka përshëndetur përfaqësuesit e mediave dhe më pas është përqafuar me kreun e qeverisë. Pas takimit, pritet që ambasadorja të marrë pjesë në një aktivitet zyrtar, ku parashikohet edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Takimi i mëparshëm mes saj dhe Edi Ramës, i zhvilluar më 11 mars në Tiranë pati jehonë të gjerë në mediat vendase dhe ndërkombëtare. Pamjet nga vizita u shpërndanë në rrjetet sociale dhe nxitën diskutime mbi qëllimin dhe rëndësinë e saj, si dhe etikën diplomatike./ Zoom.al

Postime të lidhura