zoom

Aktualitet

Pallati pa leje, në mars Vangjush Dako dëshmoi 3 orë në SPAK

Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.

Atëherë Dako u mor në pyetje për gati 3 orë pikërisht për këtë çështje.

Lajmi se Dako ishte thirrur në SPAK u mësua një ditë më pas (17 mars 2023) kur Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi u paraqit në godinën e Prokurorisë së Posaçme për tu marrë në pyetje pas kallëzimit të një qytetari,Muharrem Hoqja që e akuzonte për shpërdorim detyre. /Zoom.al