zoom

Lajme

Pagë minimale 500 euro dhe ulje e çmimit të energjisë, çfarë përmban programi i PD

Pagë minimale 500 euro dhe ulje e çmimit të energjisë, çfarë përmban programi i PD

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka prezantuar programin e elektoral të iPartisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

Në fokus të programit të PD-së janë ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe strehimi.

Demokratët zotohen se me ardhjen në pushtet, do të ndërmarrin nismën për Paketën e Emergjencës, e cila përmban miratimin e minimumit jetik prej 200 eurosh për pensionistët, invalidët dhe ndihmën ekonomike.

Një ndër shtyllat kryesore e programit të PD-së është edhe rritja e pagave, ku paga minimale sipa demokratëve do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja 1200 euro.

Po ashtu, PD ka një plan për ndërhyrjen në sektorin e shëndetësisë, ku premtohet dyfishimi i buxhetit. Ndërsa pikat e tjera të tjera të programit të PD-së janë rinia, strehimi dhe arsimi.

Pikat e programit të PD:

1- Ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme.

Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.

Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.

Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.

2- Çmimi i energjisë 7 lekë/Kë/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme.

3- Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor:

Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare.

Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.

Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht.

4- Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.

5- Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore.

6- Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.

7- 1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift.

Postime të lidhura