Aplikacion
Pas dorëzimit të padisë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për përdorimin pa leje të imazhit të saj, aktorja Anila Bisha ka folur për herë të parë për këtë çështje.
Aktorja shprehet për Deutsche Welle se ndihet e cenuar dhe e shqetësuar për mënyrën se si është përdorur imazhi i saj:
“Ishte diçka shumë e rëndë sa i përket imazhit tim. Gjërat filluan të përdoreshin ndryshe… Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme, mund t’i ndodhë edhe ndonjë kolegu tim dhe një njeriu të panjohur, është shumë e rrezikshme. Jam person publik, kam krijuar një emër shumë të bukur, publiku më donte shumë. Dua, s’dua, një pjesë që nuk do kryeministrin, më urren edhe mua, pa pasur asnjë lloj lidhjeje.”
Padia e saj lidhet me përdorimin e imazhit nga platforma e-Albania të avatarit Diella, i krijuar me Inteligjencë Artificiale, në rolin e “ministres së parë”, pa kërkuar miratimin e saj. Sipas mbrojtjes së saj, ky përdorim i paautorizuar ka shkaktuar dëm të madh, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm.