Aplikacion
Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar ditën e nesërme në SPAK, lidhur me një padi që gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka ka bërë ndaj tij për veprën penale të shpifjes.
Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje si person në dijeni, nga prokurori i SPAK-ut Elvin Gjokaj, ditën e nesërme në orën 10:00.
“Nëse nuk paraqitet, do të kryhet shoqërimi me forcë,”- thuhet në fletëthirrjen e SPAK-ut për Berishën.
Gjyqtarja Gjoka ka paditur Argita Malltezin për shpifje, pas deklaratave të saj, por edhe të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës, se gjyqtarja që ka qenë pjesë e seancave ndaj ish-kryeministrit është e dënuar në Greqi. Gjyqtarja i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Fletëthirrja e SPAK-ut për Berishën
