Aplikacion
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shpallë të pafajshëm kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si edhe deputetët Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi në procesin gjyqësor për shpifje, të nisur nga ish-avokatja Valentinas Teodoresku.
Padia ishte depozituar nga ish-avokatja dhe hetuesja, e cila pretendonte se ishte dëmtuar nga deklaratat publike dhe publikimet në media e rrjete sociale ndaj saj.
Sipas kërkesës së paraqitur në vitin 2025, ajo akuzonte zyrtarët demokratë, avokatin Genci Gjokutaj, si dhe disa media e gazetarë për shpifje të kryer publikisht si ish-hetuese e diktaturës.
Në vendimin e saj, GJKKO rrëzoi akuzat ndaj Berishës dhe deputetëve demokratë, duke i konsideruar të pafajshëm. Gjykata vendosi gjithashtu që secila palë të mbajë vetë shpenzimet gjyqësore të krijuara gjatë procesit.
Palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin brenda afatit 15-ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit./ Zoom.al