Aplikacion
Një operacion antidrogë i ndodhur në Kosovë ka zbuluar një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës atje, duke shpallur disa persona të dyshuar në kërkim dhe dy të arrestuar.
Një nga të arrestuarit është 30-vjeçarja Elmedina Rexhepi, e cila dyshohet s ekishte rol në shpërndarjen e kokainës në Prizren dhe qytete të tjera.
Në orët e para të mëngjesit, në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, është ndaluar për kontroll një makinë VW Arteon me targa belge, brenda së cilës ndodheshin Isak Husmani (rreth 57 vjeç) dhe Elmedina Rexhepi. Të dy u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në zyrat e DHTN-së në Prizren për t’u marrë në pyetje në prani të avokatëve. Dyshimet janë se këta persona kanë pasur rol kyç në transportin dhe shpërndarjen e kokainës.
Në të njëjtën kohë, DHTN në Ferizaj ka ndërmarrë një kontroll në banesën e Fidan Husmanit (rreth 28 vjeç) në rrugën “Astrit Bytyqi”, por ai nuk është gjetur. Ai është në arrati, ndërsa kontroll është kryer edhe në banesën e Elmedina Rexhepit në Prishtinë, por pa rezultate konkrete. Si prova materiale janë sekuestruar dy makinë luksoze një VW Arteon me targa belge dhe një VW Golf VIII. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet janë në kërkim të Husmanit, i cili dyshohet të jetë një hallkë kyçe e këtij rrjeti të trafikut të drogës./Zoom.al