zoom

Aktualitet

Operacion në Tiranë, Durrës e Krujë për dhunuesit e biznesmenit Çangu

Policia e Tiranes, e Durrësit dhe ajo e Krujes po zhvillojnë një operacion të përbashkët që prej orëve të para të ditës së sotme për kapjen e disa personave që dyshohet se janë përfshirë në dhunimin dhe grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu, në Nikël.

Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër-ndalime, por deri tani është berë e mundur kapja e dy prej të kërkuarve.

Bizmesmeni ka deklaruar në polici dhe grabitësit i hynë në shtëpi dhe i morën rreth 100 mijë euro. /Zoom.al